Rreth Dega Academy

Mëso më shumë rreth misionit, vizionit dhe ekipit që po ndërton qendrën më të re të edukimit teknologjik në Kosovë.

Historia jonë

Dega Academy nisi me një ide të qartë: të fuqizojë të rinjtë në Kosovë me aftësi praktike që kërkohen në tregun modern të punës.

Duke parë mungesën e kurseve të strukturuara dhe praktike në fusha si dizajni grafik, programimi, marketingu, zhvillimi digjital, e shumë të tjera. Krijuam një akademi që ofron mësim të drejtpërdrejtë, detyra reale dhe mentorim nga profesionistë aktivë të fushës.

Me seli në Pejë, synimi ynë është të bëhemi pikë referimi për edukimin modern, duke nisur nga komuniteti lokal dhe duke u zgjeruar më tej.

Klasa në Dega Academy

"Besojmë se çdo i ri në Pejë duhet të ketë mundësinë të zhvillohet profesionalisht, pa pasë nevojë të largohet."

Misioni ynë

Të ofrojmë edukim teknologjik cilësor dhe të qasshëm, duke përgatitur studentët për karriera të suksesshme përmes zhvillimit praktik të aftësive dhe mbështetjes së vazhdueshme.

  • Kurset që pasqyrojnë nevojat e tregut
  • Ambient gjithëpërfshirës për të mësuar
  • Reduktimi i mungesës së aftësive teknologjike në vend

Vizioni ynë

Të jemi lider në edukimin teknologjik në Kosovë, të njohur për cilësinë në mësimdhënie, suksesin e studentëve tanë dhe partneritetet domethënëse me industrinë për të ndërtuar të ardhmen.

  • Të vendosim Pejën si qendër të edukimit teknologjik
  • Të krijojmë partneritete me industri dhe tregje ndërkombëtare
  • Përshtatja e vazhdueshme e kurseve me trendet e industrisë